giovedì 15 novembre 2012

UNAZA E VOGEL


Një student shkoi tek profesori i tij per një problem: Unë jam askush,unë nuk kam forcë për të reaguar. Ata thonë se unë jam një hic, që une nuk bënj asgjë  mirë, unë jam një idiot. Si mund ta përmirësohem? Çfarë mund të bëj? Cfare mund te bej qe te kem me  shumë besim tek vetja? Profesori u përgjigj, pa e shikuar djaloshin: "Me vjen keq djalosh, por tani unë nuk mund të te ndihmojë ,më duhet që së pari të zgjidh nje problem timin. Me vone, ndoshta..!"Dhe duke bërë një pauzë ai shtoi: "Nëse ti me ndihmon mua qe unë të zgjidh problemin tim sa me  shpejt dhe pastaj ndoshta unë mund të te ndihmoj per te zgjidhur tendin "."Sigurisht profesor!" - Filloi te belbezonte djaloshi, por përsëri ai u ndje i pavlere.
Profesori mori një unazë nga gishti i tij i vogel dhe ia dha djalit duke i thënë: ".Hipi kalit dhe shko ne treg. Ke për të shitur këtë unazë , sepse unë kam për të paguar një borxh dhe duhet të marrësh sa më shumë të jetë e mundur, por nuk pranoj më pak e një monedhë ari. '". Merr  kalin dhe shko dhe kthehu sa më shpejt të jetë e mundur me monedhen e arit!
Djaloshi mori unazën dhe u largua. Pasi mbërriti në treg filloi t'jua ofrojë unazën  tregtareve. Ata e shikonin me  interes, derisa djaloshi  nuk ju thoshte se sa ai donte per unazen. Kur djaloshi përmendete nje monedhë ari, disa buzëqeshin, të tjerët shkonin edhe pa e pare fare, vetëm një i moshuar u tregua i sjellshem qe ti shpjegonte  se një monedhë ari ishte shumë për atë unazë. Tentoi  për ti mbushur mendjen djaloshit duke i ofruar atij një monedhë argjendi dhe një  prej bakri, por djaloshi vazhdonte te ndiqte udhezimet e profesorit që të mos pranojnë më pak se një monedhë ari dhe refuzoi çdo ofertë. Pasi ja u ofroi unazen të gjithë atyre që kalonin në treg,i hipi kalit te tij,i shkurajuar nga falimentimi  u kthye.  Ai hyri në shtëpi dhe  tha: ". Profesor, më vjen keq, por ju nuk mund të merrni aq sa me kerkuat. Ndoshta unë mund të marrë dy ose tre monedha argjendi, por  nuk duhet të mashtrojmë askënd mbi vlerën e unazes"."Është e rëndësishme ajo që ti thua djalosh, u përgjigj ai, duke buzëqeshur. "Ne duhet së pari të dime vlerën e vertete te unazes. Merr prapa kalin dhe shko tek argjendari. Pyet atë se sa mund ta shesim unazën. Por nuk ka rendesi se sa do ta vlersoje mos e shit por sille serish këtu.
Djaloshi shkoi në argjendar dhe e pyeti se sa e  vlerësonte kete  unazë. Argjendari e shqyrtoi me një  lente,e peshoi dhe  tha: ". I thuaj profesorit tend se  nëse  do ta shese atë tani unë nuk mund ti japë më shumë se 58 monedha ari.'''58 monedha ari!!!!!!" Peshperiti djaloshi i habitur. Po, u përgjigj argjendar, në një moment tjeter mund te arrij te ofroj edhe shtatëdhjetë monedha ari, por nëse ke nevojë urgjente për të shitur mund te ofroj vetem 58."Djaloshi gjith qef  vrapoi në shtëpi për ti treguar profesorit se çfarë kishte ndodhur. Ulu i tha profesori. Dhe pas dëgjimit të te gjithë historisë, ai i  foli me qetësi: "Ti je si kjo unazë, një xhevahir i çmuar dhe unik.Qe mund të vlerësohet  vetem nga një ekspert. Ti mendoje se gjithkush ishte në gjendje të zbulonte vlerën e saj të vërtetë? Pra duke i thene keto fjale ai e rivuri ne gisht unazen e tij.
 Të gjithë ne jemi si ajo unaze.  Te cmuar dhe unike, ne do të shkojmë në të gjitha tregjet e jetës ku njerëz të papërvojë  do te na vlerësojne .Vetëm njeri eshte  specialisti i vertete Jezusi, Argjendar i Madh, Ai e di  vlerën tende të vërtetë. Prandaj mos prano kurre  që jeta te ta mohoje këtë dhe ate c'ka je ti në sytë e Perëndisë. Ai te njeh ty me mire se kushdo tjeter,te njeh qe para se ti te vije ne jete,ti je i cemuar ne syte e tij sepse ai te bleu aq shtrenjte ,te bleu me gjakun e birit te tij te vetem,duke e sakrifikuar ne kryq.Mos ler qe te tjeret te te vlersojne,lere Perendine qe te te thote se sa i cemuar je ti ne syte e tij....






Nessun commento:

Posta un commento