Një
djalë i ri ishte ulur vetëm në autobuz dhe mbante te fiksuar shikimin e
tij nga dritarja .Ishte pak me shume se 20 vjec dhe ishte i pashem,një
fytyrë me tipare shume delikate. Një grua u ul pranë tij . Duke
shkëmbyer disa fjale rreth motit të ngrohtë te kesaj pranvere, i riu
papritmas, i thote: "Kam qene në burg për dy vjet,dola këtë mëngjes dhe
po kthehem në shtëpi. Fjalët i dilnin si një lumë i terbuar, ndërsa
tregonte historine e tij se si ai ishte rritur në një familje të
varfër, por të ndershëm edhe si aktiviteti i tij kriminal ju kishte
sjelle turp dhe dhimbje te dashurve te tij. Në këto dy vjet nuk kishte
dëgjuar asnje lajm prej tyre. E dinte se prindërit e tij ishin shumë të
varfër për të bërë udhëtimin per ta vizituar në burgun ku ai po kryente
denimin dhe se ata mendonin se ishin shumë injorant për ti shkruar nje
leter. Nga ana e tij, kishte ndalur se dërguari letra për shkak se nuk
kishte marrë asnje përgjigje. Tre javë para se ai te lirohej, bëri një
përpjekje të fundit,nje tentative te dëshpëruar për të kontaktktuar me
të atin dhe nënën e tij. Ai u kerkonte falje që i kishte zhgënjyer, ju
pergjerohej qe ata ta falnin . Pasi ai u lirua, hipi në ketë autobus që
do të conte atë në qytetin e tij dhe autobuzi kalonte pikerisht
perpara kopshtit të shtëpisë ku ai u rrit dhe ku prindërit e tij
jetonin ende. Në letrën e tij, ai kishte shkruar qe do ti kishte kuptuar
arsyet e tyre . Për ti bërë gjëra me të thjeshta, ju kishte thene atyre
për t'i dhënë atij një sinjal që mund ta shihte nga autobusi. Nëse ai
do te ishte i falur dhe i mirëpritur përsëri në shtëpi ,ata do të kishin
lidhur një fjongo të bardhë në pemën e mollës se vjetër në kopsht. Nëse
sinjali nuk do te ishte aty, ai do të qëndronte në autobus dhe do të
linte qytetin, duke dale përgjithmonë nga jeta e tyre . Ndersa autobuzi i
afrohej me shume shtëpise se tij, djaloshi bëhej gjithnjë e më
nervoz, deri në ate pikën sa kishte frikë të shikonte nga dritarja,
sepse ai ishte i sigurt se nuk do të kishte asnje fjongo te bardhe ne
pemen e molles. Pas dëgjimit te historisë se tij, gruaja thjesht i
kerkoi : ndero vendin me mua, do të shikoj une nga dritarja. " Autobusi
vazhdoi duke kaluar neper qyet dhe në një moment gruaja pa pemën.
Butësisht preku shpatullën e djaloshit dhe duke mbajtur lotët, ajo i
pëshpëriti :Shiko !!! Shikojee! Ata kane mbuluar të tërë pemen me fjongo
të bardhë. "
Nessun commento:
Posta un commento