sabato 17 novembre 2012

PLAKU I MENCUR

Një ditë, nje plak i urtë indian ju bën këtë pyetje nipave të tij: "Pse njerëzit bërtasin kur grinden me njëri-tjetrin ?"-Sepse humbasin durimin,përgjigjet njëri prej tyre! -Bërtasin sepse duam që të na dëgjojnë,thotë dikush tjetër!-Plaku i urtë tha : Atëherë a nuk do ishte më mirë të flisnim me zë të ulët? Shumë përgjigje u thanë, por asnjëra nuk ja mbushi atij mendjen.

Atehere plaku i urtë filloi të fliste :"Ju nuk e dini përse njerëzit bërtasin kur grinden me njeri-tjetrin?Kur dy njerëz janë të zënë me njëri-tjetrin,zemrat e tyre largohen shumë.Për të kompesuar këtë largësi,ata bërtasin që të dëgjohen.  Por kjo nuk ndodh nëse dy njerëz janë të dashuruar.     Pse?Sepse kur dy njerëz janë të dashuruar ata nuk bërtasin,vetëm flasin dhe a e dini përse??-Sepse zemrat e tyre janë shumë afër... Distanca midis tyre është e vogël..Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër sa  nuk flasin fare ,vetëm përshpërisin. Dhe kur dashuria është e madhe nuk është e nevojshme të pëshpërisësh,mjafton një shikim dhe zemrat kuptohen. Duke mbaruar shpjegimin plaku i urtë dhe i mençur u thotë :"KUR JU DISKUTONI, MOS LEJONI QE ZEMRAT TUAJA TE LARGOHEN,MOS THONI FJALE QE MUND T'JU DISTANCOJNE ME SHUME, SEPSE DO TE VIJE NJE DITE QE DISTANCA DO TE JETE AQ E MADHE, SA ZEMRAT NUK DO TE MUND TE GJEJNE ME RRUGEN PER TU TAKUAR"

Nessun commento:

Posta un commento