martedì 16 settembre 2014






Mire se vjen ne boten time
Ne kete univers qe s’ka mbarim
Je nje copez e zemres sime
Te te shoh pres me padurim

Shpirt e zemer ngazelluar
Kete ndjenje shpirti ma dhuron
Si nje engjell te parajses
Kjo zemer shume po te kerkon …

S’ka me vend per trishtim
Fytyra qeshur nga deshira
Kur pas nates zbardh agimi
Pas cdo te keqeje vjen e mira ..

Miresevjen ti tek une
Ketu jam dhe po te pres
Nga e mira shume gezohem
Nga gezimi zemra qesh

Je si perle, ke shume vlere
Je si nje djamant i kulluar
Mezi pres te te ledhatoj me dore
Ne gjoksin tim per te te shternguar

Te te marr ne gjoksin tim
Te te puth shume, si kurre me pare
Miresevjen ne boten time
Duke qeshur e duke qare

Miresevjen, ketu une jam
Cdo moment mendjen tek ty e mbaj
Qe te te shoh , prandaj jam gjalle
Nje jete te re me ty te filloj

Kur te vije ajo dite
Edhe qielli do te qeshe
Engjejt do te hedhin valle
Zemrat tona do te ngrihen peshe …

Miresevjen ti tek une
Jeten time ke ndryshuar
Gezimi im rrjedh si lume
Ne detin e lumturis jam duke lundruar

Si djelli i mengjesit qe cdo dite nga kodrat del
Sot edhe Zoti eshte me ne edhe me ty.. EMANUEL ..


By : Kleant Kaciqi 

1 commento:

  1. Faleminderit Dr. Gideon që më ndihmove ta kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë. Jam shumë e emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani, me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% e garantuar dhe nuk ka efekte anësore. Shikues atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr. Gideon për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhëniet e prishura dhe problemet e kotësisë në çast. Ja detajet e tij të email-it: drgideon611@gmail.com ose WhatsApp: +2347042191323

    RispondiElimina