POSEIDONE E DASHURISE
Ne nje anije ne detin e pafund
Dhe ja ku papritur me shfaqet nje imazh
Si poseidoni qe del mbi dallge
Kerkon te me perpije avash-avash
Syte i ferkoj, dhe me ngjan si nje vashe
Dallget e detit e ngrejne mbi vale
Ne nje cep te anijes u struka i friksuar
Por ajo nga dallget vazhdon te dale ngadale.
Fillon e pershperit dy fjale , lehte
Asgje nuk kisha degjuar, nga frika isha strukur
Por serish me flet dhe me thote : s'ka kthim
Si Odiseja dhe ti do ngelesh ne det te hapur.
Tani je robi im, te kam ne dore
Nuk ke ku te shkosh , nuk ke shpetim
Beje mire qe me sy te mos me kishe pare
Sepse tani per ty mbrapa, nuk ka me kthim
Ne vorbullen time ndodhesh ti tashme
Jam une ajo qe tani komandoj
Mos shpreso me qe nga une te largohesh
Mes dallegeve te kam dhe me s'te leshoj
Asgje s'mora vesh mu duk si nje enderr
Ndoshta papritur u gjenda ne histrorite Odisejane
Por kur hapa syte, poseidonen e kisha prane
Te bukuren, dashurine e endrres time reale.
By:Kleant Kaciqi
13/12/2013 Copyright riservato al Autore
Nessun commento:
Posta un commento