Lendina e gjelber, lulet ngjyra ngjyra
Syte e tu shendrijne e me gezojne mua
Ne djepin e henes ne ate lendine
Une dhe ti me lulet , perqafuar rrime
Manushaqet lozin, qeshin trendelinat
Per mbi kokat tona kendojne kanarinat
Por une edhe ti , te vetem ne qiell
Po gezojme momentin pa drite e pa djell
Hena na shkel syrin , buzeqesh me ne
Sonte s’ka te tjere , vetem ne mbi dhe
Ne shtratin e bere me lule pranvere
Ne dore ngreme dolline me dy gota vere.
Henes ne i lutemi te mos sjelle agimin
Sepse ndoshta e nesermja do te sjelle trishtimin
Por ti mos u merzit edhe pse do te agoje
Nen dirten e djellit dashuria serish do rroje
Nuk eshte dashuria nje dite apo nje ore
Une dhe ti shternguar do jemi per dore
Shume mbremje te tilla bashke do na gjejne
Edhe shume agime bashke do na zgjojne
Djepi i dashurise , nga lulet rrethuar
Hena si jorgan, emrat tone mban shkruar
Ne te dy nen hene dhe diten nen djell
Perqafuar rrime ne te kaltrin qiell
Agim dashurie me djellin e qeshur
Une dhe ti ne shtrat, lakuriq, pa veshur
Lulet e pranveres veshje per tu mbuluar
Kostume shume ngjyreshe , per ty dhe per mua .
Celi dashuria , ne ate lendine
Lulet e lendines bashke me ne vijne e rrine
Syte e tu te bukur , lule plot hijeshi
Jane lendina ime plote me dashuri ….
Copyright riservato al Autore Kleant Kaciqi 21.02.2013